Ruçi priti ambasadoren Kim: Suksesi i reformave, jetik për ecjen përpara
Sharr Travel

Ruçi priti ambasadoren Kim: Suksesi i reformave, jetik për ecjen përpara

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti sot me kërkesën e saj, ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Ruçi tha se gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e Reformës Zgjedhore, të Reformës në Drejtësi dhe të procesit të ingrimit europian të Shqipërisë, pas momentit historik të vendimit për çeljen e negociatave nga Bashkimi Europian.

“Suksesi i reformës zgjedhore dhe i Reformës në Drejtësi është jetik për ecjen përpara të Shqipërisë, zhvillimin e vendit, konsolidimin e demokracisë dhe suksesin e proceseve integruese”, u shpreh Ruçi.

Më herët, ambasadorja Yuri Kim pati një takim edhe me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. /atsh