17:35 / 28.05.2020
Superliga e Turqisë vendos të rifillojë më 12 qershor
Federata e Turqisë do të rikthehet më 12 qershor pasi Federata Turke e Futbollit dhe shefat e klubeve arritën një marrëveshje pas një takimi sot.
Takimi në selinë e TFF në Riva, Stamboll midis federatës dhe delegacioneve të klubit konfirmoi se kampionati do të rifillojë muajin tjetër.
Për më tepër, mocioni për të pezulluar rënien këtë sezon i cili u paraqit nga shtatë klube u refuzua me një vendim të mazhorancës, përcjell lajmi.net.
Tri klube do të bien si zakonisht në fund të sezonit 2019/20. TFF do të informojë UEFA-n për vendimin e tyre sot.
Futbolli turk është pezulluar që nga 19 marsi për shkak të koronavirusit.























