17:39 / 28.05.2020
Ylli i Salzburgut tek Milani
Klubi i njohur italian, AC Milan raportohet se është afër marrëveshjes me yllin e Red Bull Salzburg, Dominik Szoboszlai.
Ylli i skuadrës austriake prej kohësh është synim i “Rossonerëve”. Sipas mediave italiane, milanistët janë afër marrëveshjes me Szoboszlai.
Lojtari ka bërë një sezon të madh me Red Bull Salzburg, duke ndezur interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.
Por, raportohet së Milani është në fazën finalen të negociatave me skuadrën austriake për transferimin e Szoboszlai në “San Siro”.























