Zyrtare: Premierliga rifillon më 17 qershor
BKT
Sport

Zyrtare: Premierliga rifillon më 17 qershor

Premierliga do të rifillojë më 17 qershor.

Tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar përmes faqes zyrtare të Premierligës se sezoni do të rifillojë më 17 qershor.

“Aksionarët e Premierligës sot janë pajtuar për një datë të re për rifillimin e sezonit 2019/20. Të mërkurën më 17 qershor do të jetë data e rifillimit, me të gjitha kushtet për siguri”, thuhet në njoftimin e Premierligës.

Edhe më herët gjatë ditës është raportuar se kjo do të jetë data për rifillimin, por vetëm pak minuta më parë është zyrtarizuar gjithçka.