Hoxhaj: Nuk mund të qëndrojë askush dhunshëm në Qeveri
Sharr Travel

Hoxhaj: Nuk mund të qëndrojë askush dhunshëm në Qeveri

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se askush nuk mund të qëndrojë dhunshëm në Qeveri.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese konfirmoi rendin kushtetues dhe demokratik në Kosovë.Postimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese konfirmoi rendin kushtetues dhe demokratik në Kosovë.

Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës iu takon që të vendosin për secilën qeveri të ardhme dhe çdo qeveri duhet të japë llogari para tyre dhe qytetarëve!

Nuk mund të qëndrojë askush dhunshëm në Qeveri. Nuk mund të ketë pushtet apsolutë të të parit dhe as bllokim të institucioneve demokratike!


MË SHUME NGA Aktuale