08:57 / 29.05.2020
Pasdite ndryshe për Cristiano Ronaldon me familjen e tij
Ronaldo shfrytëzoi ditën e sotme për t’u shëtitur me familje në natyrë.
Pandemia i anuloi planet në futboll për Ronaldon, por e bëri atë që të kalojë më shumë kohë me familjen.
Futbollisti Cristiano Ronaldo bashkë me Georginën dhe fëmijët dolën sot për t’u shëtitur me biçikleta.
Ai ndau me ndjekësit një fotografi, ku shfaqet i lumtur pranë partneres dhe katër fëmijëve të tij, duke u shëtitur me biçikleta.
Cristiano Ronaldo këtë periudhë pandemie e ka kaluar bashkë me familjen në rezidencën e tij në Itali.
























