Abazi: Gjykata Kushtetuese shembi rendin kushtetues
Sharr Travel

Abazi: Gjykata Kushtetuese shembi rendin kushtetues

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, deklaroi se Gjykata Kushtetuese mbrëmë në mënyrë tinëzare ka shembur rendin kushtetues, duke përkrahur shembjen e rendit demokratik dhe vullnetin qytetarë.

Ai shkroi mëngjesin e sotëm se argumentimi dhe arsyetimi i vendimit është politik dhe antidemokratik dhe asnjëherë ligjor e kushtetues.

Postimi i plotë i Abazit:

Ajo çfarë po thotë gjykata kushtetuese është se pavarësisht zgjedhjeve, pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve, presidenti në një Republikë Parlamentare si kjo e jona paska të drejtë të mandatojë këdo që me qëllim ka sabotuar rezultatin e zgjedhjeve paraprakisht sepse e ka parë mundësinë që të marrë pozitën e kryeministrit. Ky vendim përkrah rrëzimin e qeverisë me fituesin 50 ditë pas formimit- Ky është precedenti më i rrezikshëm që mund të lejojë një vend demokratik.

Gjykata Kushtetuese përmend numrin e votave të mocionit- “harron” që aty janë 20 vota minoritare që nuk kalojnë fare në sistemin e votimit dhe janë së paku 20 të tjerë të inkriminuar e të “favorizuar” /kushtëzuar se si duhet votuar.

Gjykata Kushtetuese mbrëmë në mënyrë tinëzare, në mbrëmje vonë ka shembur rendin kushtetues, duke përkrahur shëmbjen e rendit demokratik dhe vullnetin qytetarë.

Argumentimi dhe arsyetimi i vendimit është politik dhe antidemokratik dhe asnjëherë ligjor e kushtetues.

Keqardhje që Gjykata Kushtetuese bëhet amplifikatori i së keqes dhe i jep krah kapjes së shtetit.


MË SHUME NGA Aktuale