Rita Ora interpreton nga shtëpia këngën “Lonely Together”
Sharr Travel

Rita Ora interpreton nga shtëpia këngën “Lonely Together”

Rita Ora argëtoi fansat nga shtëpia e saj.

Rita Ora ashtu si shumë emra të njohur të muzikës, po shfrytëzojnë kohën në shtëpi për t’i argëtuar fansat.

Këngëtarja së fundi ka interpretuar nga shtëpia këngën “Lonely Together” për “BBC Radio 1’sBig Weekend”.

Ajo publikoi një video nga kjo performancë, ndërsa falënderon bendin që e shoqëroi me instrumente gjatë kësaj performance.

Rita Ora javë më parë ka pranuar se ka nisur punën për albumin e ri muzikor, ndërsa ende nuk ka dhënë detaje të tjera rreth tij.