Kontrata për helikopterët, Kim: SHBA-ja qëndron krah për krah me Shqipërinë
Sharr Travel

Kontrata për helikopterët, Kim: SHBA-ja qëndron krah për krah me Shqipërinë

“Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria qëndrojnë “krah për krah” sot, do të qëndrojmë “krah për krah” nesër dhe të gjitha të nesërmet që vijnë më pas”, deklaroi sot ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Letrës së Ofertës dhe Pranimit të Helikopterëve UH-60 Blackhawk.

“Një nga tre prioritetet e mia kryesore është forcimi i bashkëpunimit për mbrojtjen në mënyrë që Shqipëria të jetë një aleate edhe më e aftë e NATO-s. Kur këta helikoptërë shumërolësh do të vijnë këtu, do të ndihen si në shtëpi këtu midis ekipit tuaj profesionist, punëtor dhe do të jenë të gMEDIALëm që t’i përdorni për të mbështetur misionin e Forcave Ajrore, popullin shqiptar dhe Aleancën e NATO-s. Ju vendosni një standard të lartë për t’u ndjekur nga të tjerët”, tha Kim, transmeton TvKlan.

Kim falënderoi ministren Xhaçka, që i dha mundësinë të bashkohej sot në nënshkrimin e Letrës së Ofertës dhe Pranimit të Helikopterëve UH-60 Blackhawk.

“Ju mund të prisni që këta avionë të mahnitshëm, të ngritur në fluturim nga pilotët tuaj të guximshëm, të kryejnë misione të ndryshme për shumë vite që do të vijnë. Ata mund të kryejnë operacione kërkimi dhe shpëtimi, të luftojnë zjarret dhe të transportojnë trupa drejt luftimeve dhe jashtë tyre, mes të tjerash. Së bashku me avionët, ky program mbulon trajnime për pilotët, ekuipazhin dhe ekuipazhet e mirëmbajtjes, mbështetjen me pjesë këmbimi dhe më e rëndësishmja, ndihmën për reformat institucionale për të përshtatur taktikat, teknikat dhe procedurat për të siguruar që këta avionë të mbeten frytdhënës për një kohë të gjatë në të ardhmen”, tha Kim, transmeton .

“Ky program përfaqëson shkëlqyeshëm dy aleatë që punojnë së bashku për të arritur qëllime të përbashkëta të sigurisë. Siç e dini, ky nuk është vetëm një dhurim i pajisjeve amerikane të mbrojtjes. Ky është një program i financuar bashkërisht, ku si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Shqipëria ndajnë përgjegjësinë financiare për të mbrojtur Aleancën. Shqipëria vazhdon të godasë përtej peshës së saj me kontributet e trupave në Aleancë. Ky është një shembull tjetër se si Shqipëria blen kapacitete dhe jo thjesht pajisje. Këta Helikopterë Blackhaëk dhe financimi i përbashkët i tyre tregojnë se, dita ditës, Shqipëria po bëhet një aleate edhe më e aftë e NATO-s dhe një bastion më i fortë i sigurisë në rajon dhe më gjerë”, theksoi Kim.