Jennifer Lopez poston foton dhe fjalët e Nënë Terezës
Sharr Travel

Jennifer Lopez poston foton dhe fjalët e Nënë Terezës

Këngëtarja amerikane Jennifer Lopez është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh here poston foto të ndryshme.

Këtë herë në Instastory këngëtarja 50 vjeçare ka shpërndarë foton e Nënë Terezës, bashkëngjitur me një shprehje të Shënjtores shqiptare.

“Kam besuar se lutja i ndryshon gjërat, por tani e di se lutja na ndryshon ne, dhe ne ndryshojmë gjërat”, thuhet në shprehjen e shënjtores tonë, të cilën këngëtarja e shoqëron me një zemër dhe dy duar që luten.

Kjo nuk është hera e parë që persona të famshëm shpërndajnë foto dhe shprehje të shenjtores shqiptare, që është frymëzim për miliona njerëz.


MË SHUME NGA Magazina