Hailey Bieber qet në gjyq kirurgun që ia zbuloi operacionet
BKT
Magazina

Hailey Bieber qet në gjyq kirurgun që ia zbuloi operacionet

Hailey dhe Justin akuzojnë doktorin për shpifje.

Një kirurg në Beverly Hills, kishte publikuar në TikTok një video ku sugjeronte se Hailey Bieber kishte bërë disa intervenime në fytyrën e saj, dhe tani është paditur nga modelja dhe Justin Bieber, shkruan TMZ.

Justin dhe Hailey kanë vendosur të hedhin Dr.Barret në gjyq për shpërndarjen e informacioneve të rreme, për prishje imazhi dhe shfrytëzim i famës së dyshes për qëllime komerciale.

Letra që i kanë dërguar avokatët doktorit me të gjithë shkeljet që ka bërë sipas tyre, kërkon që ai ose të heqë postimin për modelen dhe të bëjë një deklaratë publike ku i mohon pretendimet ose çështja do të zgjidhet nga palë të treta. 


MË SHUME NGA Magazina