Rrezikon ylli spanjoll: Prokuroria do gjashtë muaj burg, zbulohet shkaku
Sharr Travel

Rrezikon ylli spanjoll: Prokuroria do gjashtë muaj burg, zbulohet shkaku

Diego Costa rrezikon shumë. Sulmuesi i Atletico Madrid u akuzua një vit më parë se nuk kishte paguar rreth 1 milion euro taksa. Prokuroria spanjolle ka lëshuar një akuzë ditën e sotme për 31-vjeçarin.

AS raporton se akuza e ngritur parashikon 6 muaj burg për lojtarin dhe një gjobë prej 500 mijë eurosh. Seanca gjyqësore është caktuar për të enjten e ardhshme. Një tjetër problem për bomberin e njohur.

Ky sezon është karakterizuar nga dëmtime të shumta dhe Diego Costa numëron vetëm 13 ndeshje të zhvilluara me “Colchoneros”, gjatë të cilave ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar po kaq asiste.