Behrami: Qytetarët e kuptuan arsyen e shkarkimit të Veliut
BKT
Lajme

Behrami: Qytetarët e kuptuan arsyen e shkarkimit të Veliut

Artan Behrami, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, konsideron se tash u kuptua arsyeja e vërtetë e shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshëm në Qeverinë Kurti.

Sipas tij, e tëra ndodhi për shkak të nevojave të partisë për këtë pozicion. 

Postimi i plotë në Facebook: 

Tash qytetarët e kuptuan arsyen e vërtetë të shkarkimit të Agim Veliut. Kurti e bëri Ministër të Brendshëm, Xhelal Sveçlën, për t’i futur duart kundërligjshëm në dhomat e përgjimeve.

E bëri për t’i organizuar militantët e Vetëvendosjes, pa qenë ata pjesë e institucioneve, që kundër ligjeve, rregullave dhe praktikave demokratike të hyjnë nëpër institucione për t’i futur duart edhe nëpër dokumente zyrtare.

Albin Kurti dhe Vetëvendosje në 100 ditët e fundit asnjëherë nuk janë marrë me përfaqësimin e interesave të qytetarëve të Kosovës, por me ringritjen e tyre, pas rënies në Parlament.


MË SHUME NGA Lajme