16:15 / 30.05.2020
PSG rikthen interesimin për yllin e Chelsea
PSG është tejet i interesuar për sulmuesin e Chelsea, Willian.
Braziliani këtë verë është në merkato sepse i skadon kontrata dhe nuk ka arritur marrëveshje për rinovim.
Chelsea nuk do i ofrojë lojtarit kontratë trevjeçare, andaj PSG është duke e shfrytëzuar këtë mundësi.
PSG i ka ofruar Willian mundësinë për të luajtur në “Parkun e Princave” për tri vitet e radhës, ndërsa fjala e fundit do i takojë 30-vjeçarit.
Arsenal, Barcelona dhe Spurs gjithashtu janë duke e monitoruar situatën, por Real Madrid ka refuzuar mundësinë për ta transferuar.























