FFK vjen më njoftim të rëndësishëm për gazetarët e sportit
Sharr Travel

FFK vjen më njoftim të rëndësishëm për gazetarët e sportit

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar të gjithë gazetarët e sportit se qasja në stadiume, përkatësisht ndjekja e ndeshjeve nga afër, do të bëhet njësoj siç ka qenë deri para fillimit të pandemisë.

Mirëpo, FFK-ja vë theksin te domosdoshmëria e ndjekjes së udhëzimeve të IKShPK-së, si dhe procedurave të tjera të njohura të akreditimit.

Ja njoftimi i plotë:

Të nderuar,Federata e Futbollit e Kosovës ju njofton se gjatë vazhdimit të garave në ndeshjet e Digitalb Kupës së Kosovës dhe të Ipko Superligës, ashtu si deri më tash do të keni mundësi qasjeje në stadiume, por duke e respektuar procedurën për akreditim, si dhe duke i respektuar në përpikëri udhëzimet që janë të parapara nga IKSHPK, për masat mbrojtëse dhe mbajtjen e distancës në luftën kundër Covid-19.

Gazetarët / kameramanët / fotoreporterët duhet që paraprakisht të bëjnë akreditimin te klubi që e zhvillon ndeshjen si vendës, së paku deri një ditë para ndeshjes në orën 12:00).

Po ashtu, duhet të keni parasysh të respektoni transmetuesin e ndeshjeve sikurse deri më tash dhe të mos bëheni pengesë në punën e tij, qoftë gjatë ndeshjes apo pas ndeshjes në marrjen e deklaratave nga protagonistët.