VIDEO-Pandemia pati ndikim edhe tek blegtorët
Pandemia pati ndikim edhe tek blegtorët, të cilët nuk mundën të shisnin delet që kishin planifikuar, kurse subvencionet u janë vonuar. Megjithatë, si askund tjetër, pranvera ka gjallëruar fshatrat e Kosovës.
Ata që duan të jetojnë larg zhurmës së qyteteve dhe kotësisë që ofrojnë kafenetë, kënaqen me punën e tyre të ndershme, sikurse blegtorët e Rahovecit, të cilët kanë filluar të udhëtojnë drejt Maleve të Sharrit, për të veruar me tufat e bagëtive, raporton RTKlive.
Në livadhet e trevës së Opojës po kullosin tufat e deleve të blektorëve të Rahovecit. Ato që nga e shtuna në mëngjes janë nisur për të veruar me bagëtinë drejt staneve në bjeshkët e Restelicës . Katër ditë me radhë udhëtojnë nëpër male për të arritur deri në destinacion.
Vedati është më I ri në moshë dhe këtë rrugë e bën që kur I kishte 8-të vjet. Tani është mësuar dhe intenerarin e rrugëtimit nuk e harron asnjëherë.
Rruga duket se I ka lodhur, por edhe hallet këtë vit I patëm më të rënda thonë blektorët . Bashkë me delet është dashur që të rrugëtojnë edhe qingjat që ju ngelën pa u shitur gjatë pandemisë .
Janë 26 qenë që I shoqërojnë delet , e që kanë një kosto deri në 40 euro ushqim ditorë thotë blektori Canziba. Vetëm këto dy ditë , këtë rrugë po e bëjnë 5 tufa nga Rahoveci 6 mijë krerë dele , të cilat do të qëndrojnë në pllajat e bjeshkëve të Sharrit deri në vjeshtë.























