​Hapen plazhet, palestrat dhe kufijtë tokësorë në Shqipëri
Sharr Travel

​Hapen plazhet, palestrat dhe kufijtë tokësorë në Shqipëri

Nga sot shënohet edhe nisja e një faze tjetër me masa lehtësuese sa i përket COVID-19 në Shqipëri, dhe nuk do të ketë më zona të kuqe apo të gjelbra, që përkthehet në liri-dalje pa kufizime orari.

Nga sot, e cila përkon edhe me ditën e fëmijëve, hapen kopshtet dhe çerdhet. Siç autoritet përkatëse kanë bërë me dije, ambientet e kopshteve dhe çerdheve janë dezinfektuar dhe do të funksionojnë në rregulla të rrepta sigurie.

Edhe kufijtë tokësorë do të hapen dhe është hequr edhe detyrimi i vetëkarantinimit, përveç rasteve kur vendoset nga autoritete shëndetësore. Lajmi i mirë është se hapen plazhet që menaxhohen nga struktura akomoduese, hotelet.

Ndryshimi është se këtë vit, plazhet do të menaxhohen nga edhe restorantet, siç bëri të ditur më herët ministri i turizmit Blendi Klosi. Ndërkohë, më vonë, më 6 qershor do të hapen plazhet për qytetarët, të cilët këtë sezon turistik do të kenë në dispozicion më shumë plazhe publike, ndryshe nga e kaluara.

Edhe për sportdashësit ka lajme të mira, pasi do të nisë kampionati i futbollit, edhe pse do të duhet që emocionet e ndeshjeve t’i përjetojnë nga televizori pasi nuk do të lejohen që të ulen në shkallët e stadiumit për të parë skuadrën e tyre të zemrës, me qëllim shmangien e grumbullimeve të mëdha të njerëzve.

Megjithatë, teksa Shqipëria po hapet në masën 99%, nuk ka ende një vendim se kur do të hapet transporti publik, e ndërsa është planifikuar që hapja e pishinave, teatrove, kinemave, e klubeve të natës, mbajtja e konferencave dhe tubimeve të bëhet pas 23 qershorit, edhe pse këto të fundit (protestat) nuk kanë munguar si nga ana e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe të PD-së, me në krye Lulzim Bashën.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare