Victoria Secret mendonte se nuk do të kishte kurrë fëmijë
Sharr Travel

Victoria Secret mendonte se nuk do të kishte kurrë fëmijë

Mendonte se nuk do të bëhej kurrë nënë, por modelja e njohur e Victoria Secret, Romee Strijd ka njoftuar se do bëhet me fëmijë për herë të parë. Modelja 24-vjeçare, ndau lajmin e gëzueshëm me të gjithë ndjekësit e saj nëpërmjet një postim shumë të bukur në Instagram, ku shfaqet me partnerin e saj duke u përqafuar.

Po ndër të tjera ajo ka bërë një rrëfim të ndjerë pasi mendonte se nuk do të kishte kurrë një fëmijë për shkak të disa çrregullimeve hormonale.

Trupi im ishte nën stres të vazhdueshëm. Asnjëherë nuk jam ndjerë kaq e stresuar mendërisht, kështu që është e vështirë ta kuptoni. Jeta ime konsistonte në udhëtime gjatë gjithë kohës. Dy vjet më parë mjekët më thanë që nuk do të kesh fëmijë dhe kjo gjë për mua rezultoi fatale”, është shprehur modelja.

Romee u bë pjesë e modelingut që në moshën 13-vjeçare dhe u zbulua nga disa organizator të Victoria Secret në një treg në Amsterdam teksa ishte me nënën e saj.