Nacho “sinjal” Realit, kërkon garanci për të luajtur
Sharr Travel

Nacho “sinjal” Realit, kërkon garanci për të luajtur

Nacho Fernandez kërkon qartësi nga Zidane dhe drejtuesit e Real Madrid. Në një intervistë të fundit, mbrojtësi spanjoll deklaroi se në fund të sezonit ai do të kërkojë bisedime me trajnerin francez për të diskutuar të ardhmen.

30-vjeçari ka edhe 2 vite të tjera në kontratë dhe ajo që kërkon është garanci për të luajtur, pasi këtë sezon ka zbritur në fushë vetëm në 9 ndeshje dhe 640 minuta janë shumë pak për të.

Gjithsesi Nacho tha se e dashuron Real Madridin dhe ka kohë për të vendosur pasi tani është i fokusuar në përgatitjet për rinisjen e kampionatit.