Scaroni: Besim tek Pioli, ulim kostot
Sharr Travel

Scaroni: Besim tek Pioli, ulim kostot

Më datë 20 qershor Serie A do të rindezë motorët, do të rikthehen sfidat, ëndrrat dhe ambiciet për klubet e nivelit më të lartë të futbollit në gadishullin Apenin.

MIlani është një ndër ato klube që synon të ringjitet në lavdinë e dekadës së kaluar, por që ka hasur në shumë problematike brenda dhe jashtë fushës. Aktualisht kuqezinjtë ndodhen në vendin e 7-të me 36 pikë, 3 më pak se zona Europa League. E ardhmja ende nuk është e qartë, përflitet shumë emri i ish trajnerit te Leipzig Rangnick dhe këtë temë e ka prekur dhe presidenti Paolo Scaroni.

“Nuk e di nëse Rangnick do të vijë apo jo tek Milani. Për momentin besimi ynë është tek trajneri Pioli dhe tek Maldini, gjithsesi zgjedhjet i bën Gazidis, dhe po ju them që nuk kam informacion as kur Gazidis bisedon me kandidatë të tjerë.”

Fjalë që nuk është se konfirmojnë ardhjen e Rangnick, por kur presidenti Scaroni thotë që e ka në dorë Gazidis, atëherë tekniku gjerman është më pranë se kurrë sepse ai është zgjedhja e administratorit të deleguar të Milanit. Më pas numri 1 i kuqezinjve foli edhe për uljen e ksotove dhe mënyrë se si klubi 7 herë kampion i Europës do të operojë në merkato.

“Kemi bërë një sforco të madhe për të reduktuar kostot, dhe kjo ka qënë puna kryesore që ka kryer Gazidis. Në të ardhmen do të kërkojmë lojtarë të rinj me çmim të arsyeshëm, sepse Fair Play Financiar nuk na lejon çmendurira.”

Në fund Scaroni theksoi se rikthimi i kampionatit me shumë ndeshje në një hapësirë kohore të shkurtër mund të ndikojë në aspektin fizik, po kjo nuk ishte rruga e vetme për të mbyllur sezonin 2019-2020.

30-vjeçari ka edhe 2 vite të tjera në kontratë dhe ajo që kërkon është garanci për të luajtur, pasi këtë sezon ka zbritur në fushë vetëm në 9 ndeshje dhe 640 minuta janë shumë pak për të.

Gjithsesi Nacho tha se e dashuron Real Madridin dhe ka kohë për të vendosur pasi tani është i fokusuar në përgatitjet për rinisjen e kampionatit.