Napoli e Fiorentina punojnë për një shkëmbim në repartin e mbrojtjes
Sharr Travel

Napoli e Fiorentina punojnë për një shkëmbim në repartin e mbrojtjes

Afati kalimtar i verës këtë vit nuk do të jetë si më parë dhe sipas shumë specilistëve do të dominojnë shkëmbimet e lojtarëve.

Një gjë të tillë duan ta konkretizojnë Napoli dhe Fiorentina që të kenë përforcimet e duhura në repartin e mbrojtjes, pasi po punojnë për shkëmbimin mes Ghoulam dhe Pezzellas.

Anësori algjerian vlerësohet 20 milionë euro ndërsa Fiorentina kërkon 25 milionë euro për Pezzellan, por lojtari i Napolit vjen nga një kohë e gjatë pa luajtur për shkak dëmtimesh, ndaj dhe po projektohet një shkëmbim huazimesh me të drejtë blerjeje sezonin tjetër.

Me Pezzellën, Napoli mund të pranojë qetësisht ofertat në drejtim të senegalezit Koulibaly, pasi argjentinasi dhe greku Manolas ofrojnë garanci për një prapavijë konkurruese edhe sezonin e ardhshëm.