Bayerni nuk heq dorë nga Sane, e konfirmon presidenti!
Sharr Travel

Bayerni nuk heq dorë nga Sane, e konfirmon presidenti!

Bayern Munich dhe Leroy Sane një histori që nuk po ndjek ende të njëjtën rrugë, por që shumë shpejt mund të ndryshojë.

Klubi bavarez prej kohësh është në gjurmët e talentit të përfaqësueses gjermane dhe ishte shumë pranë nënshkrimit  në verën e 2019-ës, por për fat të keq 24-vjeçari pësoi një dëmtim të rëndë duke bërë që gjithçka të anulohej, ose ndoshta thjeshtë të shtyhej për merkaton e kësaj vere. Së fundmi interesin për anësorin e ka rikonfirmuar edhe presidenti i kampionëve të Gjermanisë Herbert Hainer.

“Prej kohësh ne jemi vendosur në gjurmët e Sanes, është një futbollist shumë i mirë dhe besoj se çdo skuadër do kishte dëshirë të kishte një lojtar të tillë. Ai është nën kontratë me Manchester City, do presim se çdo të ndodhë në merkaton e kësaj vere.”

Sipas mediave në Britani, kampionët e Gjermanisë po vijojnë sulmin për të mbërritur tek Sane dhe kanë vendosur në tryezë 70 milionë paund për shërbimet e ish lojtarit të Schalkes.

Qytetarët në 2016-ën shpenzuan 50 milionë euro për futbolositin me baba senegalez dhe nënë gjermane, kontrata e anësorit përfundon në vitin 2021 dhe nëse nuk ka rinovim atëherë City do të jetë i detyruar të pranojë 70 milionë paundët e Bayernit për të mos e humbur lojtarin me parametra 0.

Leroy Sane ende nuk ka zbritur në fushë në një ndeshje zyrtare për Manchester City-n në këtë sezon, teksa u rikthye të stërvitje më 27 shkurt.