M.United vepron shpejt, zgjat huazimin e Ighalos!
Sharr Travel

M.United vepron shpejt, zgjat huazimin e Ighalos!

Për shkak të pandemisë COVID-19 dhe ndërprerjes së kampionateve Manchester United mund të mbetej zbuluar në sulm në momentin që do të rifillonte ky sezon, pasi Odion Ighalos një nga afrimeve të dimrit te Djajtë e Kuq i përfundonte kontrata.

Sulmuesi nigerian u mor në huazim nga Shanghai Shenhua deri në fundin e këtij sezoni, që ishte parashikuar në 31 maj. Koronavirusi prishi çdo plan, por “Djajtë e Kuq” kanë vepruar menjëherë duke zgjidhur situatën e lojtarit afrikan. United arritur një akord të ri me klubin kinez dhe Ighalo do të qëndrojë në “Old Trafford” deri në 31 janar të vitit 2021.