Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sharr Travel

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Afrim Zhitia, psikolog, i cili do të na njoftojë për efektet e shkëputjes së fëmijëve nga mësimi dhe aktivitetet gjatë pandemisë dhe se si të kthehen fëmijët në normalitet.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë do të paraqitet Zenun Halili, njohës i sistemit amerikan, do të na njoftojë më hollësisht për protestat në qytetet kryesore të Shteteve të Bashkuara dhe situatën e tensionuar në ShBA.

Po në një lidhje të drejtëpërdrejtë do të paraqitet Adrian Morina, ud i drejtorit artistik në Teatrin Kombëtar, i cili do të flasë për teatrot ende me masa COVID-19.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.