Limaj përkujton bashkëluftetarët: Ishin djemtë më të mirë
Sharr Travel

Limaj përkujton bashkëluftetarët: Ishin djemtë më të mirë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar katër bashkëluftetarët e tij në 21 vjetorin e rënies.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka vlerësuar lart jetën dhe veprën e Ibrahim Mazrekut, Ejup Kryeziut, Kujtim Krasniqit dhe Milaim Behes.

“Në luftimet ballë për ballë me forcat pushtuese serbe, ata ranë në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë. Rënia e tyre heroike ishte humbje e madhe jo vetëm për ne si bashkëluftëtarë, por për gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Postimi i plotë i Limajt:

Sot, në 21 vjetorin e rënies kujtoj me pietet bashkëluftëtarët e mi, Ibrahim Mazreku, Ejup Kryeziu, Kujtim Krasniqi dhe Milaim Beha.

Ibrahimi, Ejupi, Kujtimi dhe Milaimi ishin nga të parët që iu patën përgjigjur zërit të atdheut.

Në luftimet ballë për ballë me forcat pushtuese serbe, ata ranë në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë. Rënia e tyre heroike ishte humbje e madhe jo vetëm për ne si bashkëluftëtarë, por për gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Pavarësisht se po bëhën 21 vite, Ibrahimi, Ejupi, Kujtimi dhe Milaimi do të mbesin në kujtesën time përgjithmonë, si djemtë më të mirë të këtij vendi që nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës!

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!


MË SHUME NGA Aktuale