Covid 19: 21 raste të reja nga dje, 6 personel shëndetësor
Sharr Travel

Covid 19: 21 raste të reja nga dje, 6 personel shëndetësor

21 raste pozitive me Covid-19 u regjistruan në 24 orët e fundit në vendin tonë. 

Nga rastet e reja 14 janë në Tiranë, 3 në Krujë dhe nga 1 në Durrës, Shkodër, Kamëz dhe Mallkastër.

Janë testuar 45 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitiv 6 raste të reja.

"Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të zbuluara ndërkohë kemi dhe raste të reja për të cilët po kryehet hetimi epidemiologjik" tha Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.

Aktualisht po trajtohen 27 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar në 891 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1164 raste. Aktualisht janë 240 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apeloi qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit. 

"Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40", bëri thirrje Ministria e Shëndetësisë. 

COVID-19 – Statistika (2 Qershor 2020)
Testime totale 16520
Testime molekulare 15068
Testime serologjike 1452|
Raste pozitive 1164
Raste të shëruara 891
Raste Aktive 240
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 157
Durrës 20
Krujë 20
Kamëz 11
Shkodër 10
Mat 9|
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1