The Weeknd dhuron gjysmë milion dollarë për kauzën “Black Lives Matter”
BKT
Magazina

The Weeknd dhuron gjysmë milion dollarë për kauzën “Black Lives Matter”

The Weeknd ka njoftuar se ai ka dhuruar 500 mijë dollarë për kauza të ndryshme që janë pjesë e lëvizjes “Black Lives Matter”.

Këngëtari 30-vjeçar dhe aktori i Uncut Gems në faqen e tij në Instagram publikojë faturat e dhurimeve të parave që ai bëri më 1 qershor.

“Vazhdoni të mbështesni vëllezërit dhe motrat tanë atje, duke rrezikuar gjithçka për të bërë ndryshime aktuale për jetën e personave me ngjyrë. Duke u bërë thirrje të gjithëve që kanë mundësi të dhurojnë shuma të mëdha dhe nëse keni më pak ju lutemi jepni aq sa mundeni edhe nëse është një sasi e vogël”, tha The Weeknd , emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye.

Ai dhuroi 200 mijë dollarë për Rrjetin Global të fushatës “Black Lives Matter” dhe 200 mijë dollarë për fushatën e Colin  Kaepernick “Know Your Rights” dhe 100 mijë për “National Bail Out”.

 


MË SHUME NGA Magazina