"Higuain do të kthehet në River Plate nëse largohet nga Juventusi”
Sharr Travel

"Higuain do të kthehet në River Plate nëse largohet nga Juventusi”

Trajneri i LA Galaxy, Guillermo Barros Schelotto ka pohuar se Gonzalo Higuain do të kthehet në River Plate nëse largohet nga Juventus këtë verë.

Gjigantët MLS kanë qenë të lidhur me sulmuesin argjentinas, por Barros Schelotto ka pohuar se nuk është e çuditshme të shohësh Higuain në LA sezonin e ardhshëm.

“Kush nuk do ta donte atë? Do ta doja edhe unë, por është e vështirë”, i tha ai La Gazzetta dello Sport, përcjell lajmi.net.

”Ai mund të qëndrojë te Juventus, por nëse ai largohet, unë mendoj se ai do të zgjidhte me zemrën e tij”.

“Unë mendoj se ai do të kthehet në River Plate”.

Kontrata e Higuain në ‘Allianz Stadium’ skadon në qershor 2021 dhe ish-ylli i Napoli është përmendur gjithashtu në lidhje me një transferim në DC United, ku ai mund të ribashkohej me vëllanë e tij Federico.