Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sharr Travel

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Skënder Sherifi poet.

Kurse mysafir të tjerë do të jenë Liridona Osmanaj, ish bursiste dhe Gjeni Shporta, drejtor i zyrës Fondi Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF).

Për votimin e qeverisë Hoti, do të flas Albert Krasniqi nga Demokracia Plus.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.