Thaçi: Punëtorët të jenë të mbrojtur në vendin e punës
BKT
Lajme

Thaçi: Punëtorët të jenë të mbrojtur në vendin e punës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me humbjen e jetës së dy punonjësve në Minierën e Artanës, si pasojë e shembjes së dheut.

Thaçi u shprehu ngushëllime familjeve, të afërmve dhe të gjithë kolegëve të tyre.

Ai poashtu tha se institucionet e Kosovës duhet të përkujdesen që punëtorët të jenë të mbrojtur në vendet e punës.

Postimi i plotë:

Thellësisht i pikëlluar me humbjen e jetës së dy punonjësve në Minierën e Artanës, si pasojë e shembjes së dheut. U shpreh ngushëllime të thella familjeve, të afërmve dhe gjithë kolegëve të tyre.

Institucionet e Kosovës duhet të përkujdesën që punëtorët të jenë gjithmonë të mbrojtur në vendet e tyre të punës! HTH


MË SHUME NGA Lajme