Ariana Grande dhe Lady Gaga shkruajnë historinë me këngën ‘Rain on me’
BKT
Magazina

Ariana Grande dhe Lady Gaga shkruajnë historinë me këngën ‘Rain on me’

Ariana Grande dhe Lady Gaga javë më parë lansuan bashkëpunimin e ri.

Dueti i ri i Lady Gaga dhe Ariana Grandes “Rain on me” ka kaluar në pozitën e parë të ‘Billboard Chart’ duke shënuar një sukses të ri për këngëtaret.

Bashkëpunimi u lëshua më datën 22 maj, e cila brenda pak ditëve ka kaluar shifrën e 70 milionë klikimeve.

Përndryshe, Lady dhe Ariana Grande kanë qenë aktive përgjatë muajve edhe me projekte të tjera, Lady para pak dite lëshoi albumin e saj ‘Chromatica’ ndërsa Ariana duetin me Justin Bieber ‘Stuck with you’.


MË SHUME NGA Magazina