Pesë lojtarë dhe dy trajnerë të Barcelonës-pozitivë me koronavirusin
Sharr Travel

Pesë lojtarë dhe dy trajnerë të Barcelonës-pozitivë me koronavirusin

Pesë futbollistë të ekipit të parë të Barcelonës dhe dy trajnerë janë infektuar nga koronavirusi. 

Në këto momente, kur mbeten më pak se dy javë nga rifillimi i La Liga-s spanjolle, të gjithë të prekurit janë shëruar.

Fakti që ata u infektuan nga Covid-19, u konfirmua nga testimet e para të zhvilluara nga Liga e Futbollit, në kuadër të rinisjes së kampionatit edhe në Gadishullin Iberik.

RAC1 pretendon se anëtarët e skuadrës së parë të skuadrës iu nënshtruan testeve të gjakut dhe ata që testuan pozitivisht për virusin ishin asimptomatikë.

Ndërkohë, e gjithë skuadra katalanase po vijon normalisht stërvitjet, për ndeshjen e 13 qershorit kundër Majorkas.