Lautaro, kontratë pesëvjeçare me Barcelonën?

Lautaro, kontratë pesëvjeçare me Barcelonën?

Lautaro Martinez është një ndër emrat kryesor që po përflitet për tu transferua te Barcelona.

E përditshmja katalanse “Sport”, ka publikuar ditën e sotme një lajm bombastik duke raportuar se është arritur marrëveshja mes Barcelonës dhe Lautaros.

Sulmuesi do të firmos kontratë 5-vjeçare dhe do të përfitojë 12 milionë euro për sezon. Praktikisht, 111 milionë euro do të derdhen në arkat e Interit dhe bonuse të përfshira në rast arritjesh sportive, paraqitjesh dhe golash.