16:47 / 02.06.2020
Lojtarët e Prishtinës dhe Drenicës dezinfektohen para hyrjes në stadium
KF "Drenica" ka mbërritur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për të zhvilluar ndeshjen e parë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ndaj FC Prishtinës.
Kjo ndeshje do të jetë e para që zhvillohet në futbollin e Kosovës, pas pezullimit të shkaktuar nga pandemia COVID-19.
Para kësaj ndeshje, të gjitha klubet e Superligës janë testuar për COVID-19, duke dalë negativ.
Por, edhe para hyrjes në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, lojtarët e të dy skuadrave janë dezinfektuar në tunelin e dezinfektimit.
Ndeshja mes FC Prishtinës dhe KF Drenicës, fillon nga ora 18:00.























