16:47 / 02.06.2020
Fillon mbledhja e LDK-së, pritet të caktohen ministrat e qeverisë Hoti
Ka nisur mbledhja e kryesisë së LDK-së për të caktuar emrat e ministrave të partisë në qeverinë e re të mandatarit për kryeministër, Avdullah Hotit.
Ky u fundit pritet të prezantojë kabinetin qeveritar para kryesisë së partisë për të marrë “aminin” e tyre.
Nesër në orën 11:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë Hoti.























