Bashkëbiseduesi harron që është "live", shihni reagimin e gazetarit të RTK
Sharr Travel

Bashkëbiseduesi harron që është "live", shihni reagimin e gazetarit të RTK

Ooops’at janë janë të pashsmangshëm në jetën publike televizive, sidomos kur bëhet fjalë për transmetime të drejtpërdrejta.

Një ngjarje komike ka ndodhur sot në një transmetim live nga Gjilani, në televizionin publik.

Të dy po e prisnin sinjalin e regjisë për t’u inkuadruar live në një emision në RTK, por që bashkëbiseduesi i gazetarit Asdren Agushi, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Nysret Hajrullahu, duket se harron për një moment që të qëndrojë më ‘serioz’.

Indiferent nuk qëndroi gazetari Agushi, i cili e ka tërhequr për krahu bashkëbiseduesin e tij, për t’i treguar se janë inkuadruar live në emision./Mediafokus.info/

Për më shumë, shikojeni këtë moment: