Nxirren trupat e pajetë te minatorëve – dërgohen për obduksion
Sharr Travel

Nxirren trupat e pajetë te minatorëve – dërgohen për obduksion

Në orët e para pas mesnatës ekipet e shpëtimit kanë nxerrur trupat e pajetë të minatorëve Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifi nga Miniera e Artanës.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Minierës, Hysen Vrajolli.

“Ekipet kanë arritur rreth orës 00:20 që të nxjerrin trupat e dy minatorëve të vdekur sot në Minierë. Pas përfundimi të aksionit trupat janë dërguar në obduksion”, deklaroi Vrajolli për klankosova.tv


MË SHUME NGA Aktuale