Dua Lipa kërkon që protestuesit në Amerikë të ndihmohen me donacione
Sharr Travel

Dua Lipa kërkon që protestuesit në Amerikë të ndihmohen me donacione

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa mundohet që vazhdimisht të bëjë thirrje për çështjet që janë me interes të shoqërisë.

Këngëtarja prej ditësh ka treguar mbështetjen e saj për protestuesit në Amerikë të cilët tash e një javë po protestojnë kundër racizmit.

Në një postim të bërë së fundi, Dua ka kërkuar që këta protestues të ndihmohen financiarisht duke dhuruar donacione përmes web-faqeve adekuate.

Në anën tjetër edhe dy këngëtaret tjera, Bebe Rexha dhe Rita Ora i janë bashkuar fushatës “Black Lives Matter”.