Kurti mbledh kabinetin
Sharr Travel

Kurti mbledh kabinetin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbledhur kabinetin e tij qeveritar.

Mbledhja e Qeverisë në detyrë e Kosovës do të mbahet prej orës 10:00.

Kjo vetëm një orë para se të nisë seanca për votimin e Qeverisë së re.

Një nga vendimet që do të merren është edhe ajo për ndarjen e 30 mijë eurove për familjet e dy minatorëve që humbën jetën në minierën e Artanës.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në ora 10:00 do të mbaj mbledhjen e Qeverisë për të marrë edhe disa vendime.

“Në ora 10:00 kemi mbledhje të Qeverisë në të cilën do t’i marrim disa vendime të rëndësishmë dhe vendimi i parë që do të shkruaj menjëherë është ai për ndihmën për 30 mijë euro për familjet e minatorëve”, tha Kurti duke dal nga banesa.