Bebe i bashkohet “Black Lives Matter”: Të reflektojmë, ta edukojmë veten
Sharr Travel

Bebe i bashkohet “Black Lives Matter”: Të reflektojmë, ta edukojmë veten

Që nga ngjarja tragjike shtatë ditë më parë në shumë qytete të Amerikës kanë filluar protesta të dhunshme.

Bebe Rexha ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram.

 

Pjesë e protestave ishin edhe emra të njohur të skenës muzikore ndërsa ata që nuk u janë bashkëngjitur  kanë mbështetur ato përmes postimeve në rrjete sociale.

Ndër ta edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

“Sot është një ditë për reflektimin e vetvetes, sepse ndryshimi gjithmonë do të vijë nga brenda së pari. Sot është dita kur edukojmë veten për racizmin sistemik. Sot është dita që ne ndajmë, mësojmë dhe u dhurojmë së bashku organizatave. Sot është dita kur ne bëhemi pjesë e ndryshimit në vend që të qëndrojmë vetëm atje. Sot dhe çdo ditë BLACK LIVES MATTER”, ishin fjalët e saj në Instagram.