Të hiqet tërësisht pagesa për Kartonin e Gjelbër
Sharr Travel

Të hiqet tërësisht pagesa për Kartonin e Gjelbër

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar përshëndetë vendimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, që në kuadër të masave për rimëkëmbjen ekonomike, ka vendosur të marrë përsipër mbulimin e kostos së policave kufitare të Kartonit të Gjelbër, për automjetet në posedim të Mërgatës tonë, për vitin 2020.

"Shpresojmë që këto masa do të pasohen nga heqja e tërësishme e kartonit të gjelbër, sepse është një pagesë frustruese që na bëhet neve, duke pasur parasysh që sigurimi i veturave tona vlen në të gjitha vendet. Poashtu kërkojmë që të ndërmerren masa për uljen e kostos së avio-biletave, që janë shumë të larta, me qëllim që të mos bëhen pengesë për ardhjen e Mërgatës në Kosovë. Lobi Euro-Atlantik, kërkon që edhe masa për vet-izolim shtatë ditor për qytetarët që nuk e kanë testin të rishqyrtohet ngase në të gjitha vendet masat në luftimin e COVID-19 po zbuten vazhdimisht. Lobi Euro-Atlantik edhe një herë ju bënë thirrje, të gjithë shqiptarëve që sa më parë që kanë mundësi të shkojnë e ti vizitojnë familjet e tyre dhe të kontribuojnë në rimëkëmbjen ekonomike të atdheut tonë të dashur", thuhet në komunikatën e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar.