Ministrat e LDK-së bojkotojnë mbledhjen e Qeverisë Kurti
Sharr Travel

Ministrat e LDK-së bojkotojnë mbledhjen e Qeverisë Kurti

Në sallën e mbledhjeve të qeverisë tashmë kanë mbërritur ministrat në detyrë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deri me tani nuk është parë ndonjë ministër nga radhët e LDK-së të ketë hyrë në sallën e mbledhjes.

Ndërkohë, e pranishme është edhe ministrja në detyrë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi.

Kjo mbledhje e qeverisë në detyrë po mbahet një orë para se në Kuvendin e Kosovës të votohet Qeveria Hoti.