Ashton Kutcher: Jeta e të gjithëve ka rëndësi
Sharr Travel

Ashton Kutcher: Jeta e të gjithëve ka rëndësi

Të famshmit gjatë këtyre ditëve kanë pushtuar rrjetet sociale me fotografi të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e komunitetit me ngjyrë, teksa protestat për racizmin kanë ‘shpërthyer’ në të gjithë vendin.

Dhe Ashton Kutcher bëri një postim të martën në Instagramin e tij dhe u bëri thirrje të gjithëve të përkrahin atë që ‘Jeta e të gjithëve ka rëndësi’.

Në një histori të gjatë të IGTV, ylli i “That ‘70s Show” tha: “Nuk mendoj se njerëzit që postuan ‘Black Lives Matter’ duhet të anulohen, ata duhet të edukohen”.

 

 

“Kur është fjala për çështjen e jetës së njerëzve me ngjyrë, unë mendoj se ata që po shkruajnë se jeta e të gjithëve ka rëndësi duhet të kuptojnë, se për disa njerëz jeta e personave me ngjyrë nuk ka aspak rëndësi. Pra, për ne, jeta e personave me ngjyrë ka rëndësi”.

“Kështu që, ndërsa mund të keni qëllime të mira kur bëni thirrje që jeta e të gjithëve ka rëndësi, mbani mend … për disa njerëz, jeta e personave me ngjyrë nuk ka rëndësi”, ka thënë mes shumë gjërave Kutcher.

Krahas reagimeve ne botë, edhe artistët shqiptarë kanë treguar përkrahjen e tyre për fushatën ‘Black Lives Matter’ kundër racizmit në Amerikë.

E gjithë kjo është bërë pas vrasjes së afro-amerikanit, George Floyd, për të cilin nuk janë ndalur protestat e dhunshme tash e disa ditë.