Pas rastit të Floyd, Michelle Obama flet për çrrënjosjes së racizmit
Sharr Travel

Pas rastit të Floyd, Michelle Obama flet për çrrënjosjes së racizmit

Nuk ka munguar as reagimi i Michele Obamas.

Ish-Zonja e Parë e Amerikës, Michelle Obama ka reaguar pak ditë pas vrasjes së George Floyd dhe ka shkruar në Twitter disa fjalë referuar racizmit – një prej problemeve më të mëdha në Amerikë, por jo vetëm. Vdekja e Floyd ka shkaktuar protesta anë e mbanë SHBA-ve, me anë të të cilave njerëzit kundërshtojnë racizmin dhe vrazhdësinë e policëve.

Michelle Obama e filloi postimin e saj duke thënë se është ‘e rraskapitur nga kjo thyerje zemre që duket se s’do ndalojë kurrë’ dhe ka kërkuar kontributin e të gjithëve që racizmi të çrrënjoset njëherë e përgjithmonë, transmeton lapsi.

“Ashtu si shumë prej jush, më dhembin shumë këto tragjedi. Jam e rraskapitur nga kjo thyerje zemre që duket se s’do ndalojë kurrë. Tani është George, Breonna dhe Ahmaud. Para tyre ishin Eric, Sandra dhe Michael. Thjesht vazhdon, vazhdon dhe vazhdon. Racizmi është një realitet që shumë prej nesh u rritëm duke mësuar të përballemi me të. Por nëse duam ta lëmë pas, nuk duhet të përballen vetëm njerëzit me ngjyrë me të.