Tirana, zonë e kuqe me Covid. Mes 20 rasteve të reja
Sharr Travel

Tirana, zonë e kuqe me Covid. Mes 20 rasteve të reja

20 raste të reja pozitive me Covid 19, mes tyre 4 personel shëndetësor janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit.

Pjesën e "luanit" vazhdon ta mbajë Tirana me 15 raste, 2 në Krujë, 2 në Durrës dhe 1 në Kamëz.

"Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte të rasteve të zbuluara nga hetimi i kryer, dhe disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik"tha  Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Në spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 21 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

Në vendin tonë janë 253 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar në 898 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1184 raste.

COVID-19 – Statistika (3 Qershor 2020)

Testime totale                         16817

Testime molekulare                15365

Testime serologjike                 1452

Raste pozitive                          1184

Raste të shëruara                       898

Raste Aktive                             253

Humbje jete                                33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           172

Krujë             22

Durrës           15

Kamëz            12

Shkodër         10

Mat                 9

Lushnje           6

Berat               2

Fier                 2

Korçë              1

Librazhd          1

Mallakastër     1