Paçarizi: Mund të ketë reagime nga VV që ta pengojnë zhvillimin e seancës
Sharr Travel

Paçarizi: Mund të ketë reagime nga VV që ta pengojnë zhvillimin e seancës

Analisti politik Rrahman Paçarizi, ka komentuar situatën politike para fillimit të seancës për votimin e qeverisë së re.

Ai në Klan Kosova ka thënë se në seancë mund të ketë edhe reagime nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje që mund ta pengonin zhvillimin e kësaj seancë.

“Ka pasur zhvillime të ndryshme që nuk na lënë ndonjë hapësirë për lluks. Deklarimet e Lëvizjes Vetëvendosje na lënë të kuptojmë se mund të ketë zhvillime apo reagime të ndryshme që do të mund ta pengonin zhvillimin e kësaj seance”.

Paçarizi foli edhe për propozimin nga ana e VV-së të Murat Jasharit për postin e kryeministrit, Paçarizi tha se ky propozim ishte dashur të bëhet më herët.

“Lëvizja Vetëvendosje edhe më herët e ka nisur fushatën parazgjedhore, sepse janë deklaruar për zgjedhje dhe jo në formën e tillë. Pra edhe me këto vendime po bëhet përgatitje intensive për zgjedhje duke e parë parasysh se ata kanë një numër të madh votash ”

“Propozimi për kryeministër tranzitor i Murat Jasharit, Vetëvendosje ka pasur hapësirë që ai të bëhet edhe më herët të bëhet kjo. Unë besoj që askush në Kosovë nuk do ta refuzonte një propozim të tillë edhe po të propozohej edhe një fëmijë i familjes Jashari. Por, duhet që të ruhet familja Jashari në këto përplasje politike”.