Mustafa, deputetëve: Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën
Sharr Travel

Mustafa, deputetëve: Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, isa Mustafa, ka thënë se vota e deputetëve që votuan pro Qeverisë Hoti do ta shpëtojë Kosovën. 

Mustafa ka uruar kryeministrin e ri, duke e përshkruar si njeri me tipare humane e me dije shkencore. 

Postimi i plotë i Mustafës:

Një ditë e madhe për Kosovën.
Kosova zgjodhi Qeverinë e re me Kryeministër, Avdullah Hoti.
Urime zotni Kryeministër!
Urime qytetarë të Republikës së Kosovës!
Urime LDK, AAK, Nisma, AKR, parti parlamentare që përfaqësoni komunitetet joshumicë!
Urime deputetë që votuat pa hezituar dhe pa u frikësuar! Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën.
Sot përcollëm një ekspoze të qartë, konkrete me orientime vizionare të Kryeministrit tonë. Të njeriut me tipare humane, me dije të thella shkenëcore; i thjeshtë dhe i afërt me njerëz. Nuk e ofendoi askend; apeloi për ura bashkëpunimi; reflektoi vullnet të paskajshëm për familjen evropiane dhe euroatlantike.
Zotni Kryeministër,
Të priftë e mbara së bashku me kabinetin tuaj të mrekullueshëm! IM