Sezoni në NBA përfundon në tetor
Sharr Travel

Sezoni në NBA përfundon në tetor

Kthimi në fushën e lojës për ta vazhduar, me format më ndryshe, sezonin 2019/20 të NBA në fund të korrikut, do të bënte që ndeshja e shtatë e finaleve të NBA-së të zhvillohet në mes të tetorit.

Sezoni aktual i NBA-së ka qenë i pezulluar që nga muaji marsi për shkak të përhapjes së virusit Covid-19. ESPN raporton se 12 tetori mund të jetë data e ndeshjes së fundit të këtij sezoni në NBA, përderisa propozimi për formatin dhe kalendarin e ligës pritet të votohet të enjten në bordin drejtues të ligës.

Zakonisht, kampioni i NBA-së vendoset në mes të muajit qershor, mirëpo tashmë sezoni ka ngecur ende me ndeshjeve të mbetura pezull nga sezoni i rregullt, pa hyrë fare në fazën “play-off”-it.

NBA dhe Shoqata e Basketbollistëve në sHBA janë duke diskutuar ende për formatin me të cilin duhet të vazhdojë liga këtë sezon. Komisionari Adam Silver ka propozuar që të bëhet një model i ri me 22 ekipe pjesëmarrëse.

Ndërsa, muajin e kaluar NBA-ja bëri të ditur se është në bisedime me kompaninë Walt Disney për t’i zhvilluar të gjitha ndeshjet dhe stërvitjet e mbetura në palestrën e Disney World në Florida, ku edhe të gjithë lojtarët dhe stafi do të strehoheshin në të njëjtin hotel.