Ende pa konsensus, ndërpritet mbledhja e ambasadorëve me Këshillin Politik
Sharr Travel

Ende pa konsensus, ndërpritet mbledhja e ambasadorëve me Këshillin Politik

Ende asnjë konsensus për Reformën Zgjedhore, edhe pse në mes janë edhe ndërkombëtarët.

Mbledhja në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara është ndërprerë për momentin.

Ajo do të rifillojë sërish në orën 20:30, në përpjekje për të gjetur gjuhën e përbashkët.

Ambasadorët e SHBA, BE, Britanisë dhe ODIHR, po vijojnë edhe sot negociatat me përfaqësuesit e Këshillit Politik.

Palët u mbyllën për 1 orë në rezidencën e Ambasadës amerikane dhe më pas iu drejtuan selive partiake për konsultime.

Pas orës 13:00, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili u rikthyen sërish në rezidencë për të vijuar diskutimet. Ndërkohë diplomatja amerikane Yuri Kim ka njoftuar se do të ketë një deklaratë për mediat. /noa.al