“Sancho si Ronaldo”
Sharr Travel

“Sancho si Ronaldo”

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Wes Brown e ka krahasuar Jadon Sancho me Cristiano Ronaldo.

Ylli i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho prej kohësh është i lidhur me transferimin tek “Djajtë e Kuq”.

Anglezi më gjasë gjatë kësaj verë, do të transferohet në “Old Trafford”. Madje, qysh tash thuhet se atij i është premtuar fanella me numrin 7 që më parë e kishte veshur Ronaldo.

Brown mendon se Sancho tek Unitedi mund ta ketë ndikimin e ngjashëm me atë që kishte bërë Ronaldo.

“Talent të madh”, tha Brown për MUTV kur u pyet se çfarë do të sillte Sancho te Manchester United.

“Ne kemi nevojë për dikë saktësisht si ai në klub”.

“Ne kemi pasur lojtarë si ai në të kaluarën, siç ishte Cristiano Ronaldo. Ata janë lloji i lojtarit që tërheq tre ose katër mbrojtës dhe e bëjnë lojën shumë më të lehtë për lojtarët e tjerë”.

“Nëse mund ta blenim atë, do të ishte një nënshkrim i shkëlqyeshëm”, theksoi Brown.